Colella në prag të sfidës ndaj Tiranës: Derbi më i flaktë që kam qenë

Në orën 20:00 ditën e mërkurë do të keni mundësi të ndiqni live në Oversport dhe Tibo derbin e Kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Është padyshim një prej ndeshjeve më të luftuara në futbollin shqiptar dhe në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri Giovanni Colella.

Ai shprehu pritshmëritë që ka për këtë ndeshje, por gjithashtu edhe gjendjen e lojtarit, ndërsa nuk e fshehu faktin se ky është derbi më i zjarrtë që ka qenë pjesë.

“Nëse Partizani është më i fortë, këtë gjë do ta tregojë ndeshja e nesërme. Jam shprehur dhe më parë që unë do tentojë t’i fitoj ndeshjet. Shpresoj që kjo ndeshje ndaj Tiranës të jetë ajo e duhura. Nuk ndikon aspak një pikë. Thjesht fjala që kjo është një ndeshje derbi nuk përbën aspak diferenca të thuash që është ndeshje për një pikë.

TIRANA- “Mendoj se Tirana do të jetë e njëjta skuadër. Nëse në fazën e parë arritën të na mposhtnin, atëherë mendoj se do të kemi përballë sërish një skuadër të fortë.”

GABIMET- “Për mendimin tim mendoj se nuk ekzistojnë gabimet individuale. Skuadra nëse gabon, atëherë e bën e gjitha. Gabime individuale ka në të gjitha ndeshjet. Nuk është se ne u mposhtëm nga gabimet individuale, por nga mos-eksperienca e disa lojtarëve.”

GOLAT E PËSUAR- “Partizani ka pësuar shumë gola, por është në vend të parë. Ajo që kam cituar dhe herën e kaluar është që të pësojmë sa më pak. Sigurisht që është normale që një skuadër e cila luan tërësisht në sulm të pësojë aq gola. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Duhet të gjejmë ekuilibrat e duhura në lojën tonë. Nuk jam I shqetësuar nëse pësojmë të paktën një gol në ndeshje, por ajo që dua është që të bëjmë të paktën dy gola për ndeshje. Për këtë jemi duke punuar.”

MERKATO- “Për momentin jemi duke studiuar lojtarët. Por unë kam bërë ato propozimet e mija. Do të jetë drejtori sportiv dhe unë që të vendosim së bashku. Por kryefjala e momentit është që të kemi gjithë fokusin dhe gjithë vëmendjen te ndeshja e nesërme. Më pas do të shohim dhe gjërat e tjera.”

DERBI- “Sigurisht që po. Ky është derbi më i ndjerë që unë kam qenë pjesë”, përfundoi Colella. /oversport.tv