Colella: Nuk funksionoi asgjë, u treguam të brishtë! Tirana e meritoi fitoren

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas humbjes së derbit kundër Tiranës.

“Nuk funksionoi asgjë. Bëmë një pjesë të parë shumë të keqe. Ku nuk bëmë asgjë nga ato që kishim përgatitur. Por kishim fat, sepse Tirana ngeli me një lojtar më pak. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe në momentin kur dukej se po merrnim në dorë lojë u ndëshkuam me golin e dytë.

Nuk kam qenë unë bindës në përgatitjen e ndeshjes, nëse lojtarët nuk bëjnë atë që them unë në lojë, ndoshta është gabimi im. Nuk ishim agresivë në 35 minutat e para të ndeshjes. Mendoj që kjo ishte një humbje e merituar.

Po të kishte ekuilibër numerik? Tirana bëri ndeshjen e saj edhe kur ishte me 10 vetë dhe e meritoi skuadrën. Në pjesën e dytë në vend që të bënim ne gol, bënë ata me një lojtar më pak.

Markimi i Xhixhës, ndoshta duheshin 2 lojtarë? Jam dakord, por pësuam dy gola të pabesueshëm. Nuk u organizuam mirë. Xhixha është lojtar shumë i mirë, por ne duhet të evitonim këto situata.

Gabimet e Rexhepit? Por priti penalltinë. Kishte gabim nga Rexhepi, por edhe nga të tjerë. Për mua nuk ishte qasja e duhur që në fillim në këtë derbi. Por do të bëjmë edhe analizat e duhura me qetësi.

A jeni i duhuri për Partizanin? Ne e përgatitëm ndeshjen, sipas meje si fëmijë, shumë të ndrojtur. Ndoshta ishte çështje emocionesh, ndoshta nuk më kanë kuptuar mirë. Kështu mendoj unë, sepse nuk kam si ta shpjegoj”, ka thënë trajneri i Partizanit. / Oversport.tv