Colella: Pankina është gjithmonë në rrezik, të ndryshojmë statistikat në Shkodër

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur në një konferencë shtypi për mediat në prag të sfidës kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 17:45 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Tekniku kërkon që skuadra të reagojë pas humbjes në derbi dhe të rikthehet tek suksesi në transfertën e nesërme në Shkodër.

“Nëse ne ia dalim të jemi një skuadër me agresive dhe kompakte sigurisht që jemi një skuadër e mirë. Besoj se ndaj Tiranës ishim pak agresivë, ndaj e përsërit që mendoj se e imja është një skuadër e mirë nëse bën disa gjëra. Nëse jemi kompakt, agresivë dhe me sjelljen e duhur, sipas meje ia dalim të marrim tre pikët. Përndryshe fiton Vllaznia.

Duhet të luash kudo, nuk është vetëm çështje sulmuesish e mbrojtësish. Është një diskutim më i gjerë. Nëse bëhet gol, nuk është meritë vetëm e sulmuesve dhe kur nuk e pëson, nuk është meritë vetëm e mbrojtësve. Futbolli është një sport skuadre, se përndryshe do të ishte sport reparti.

Ne do të mundohemi të jemi ata që kemi qenë Erzenit edhe pse u mundëm, por jo ato ndaj Tiranës. Ndaj Tiranës ishim një skuadër e ndryshme. Unë mendoj se një skuadër duhet të ketë identitetin e saj. Nëse nuk është ajo, do të thotë që nuk kemi bërë atë që duhej të bënim. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk i dua skuadrat që ndryshojnë lëkurën çdo 5 minuta, ndaj nëse ne bëjmë ato gjëra, jemi një skuadër e mirë dhe luajmë tre pikët ndaj të gjithëve. Nëse nuk jemi ata, sipas meje nuk humbim vetëm ndaj Tiranës, por edhe ndaj dikujt tjetër.

Ne punojmë çdo javë për të fituar çdo ndeshje, këtë ua siguroj. Pastaj ndodh në disa raste që nuk e fitojmë por e humbim, por ne punojmë vetëm për të fituar. Unë nuk njoh një klub apo trajner që punon për të humbur. Ndoshta do ta njoh më vonë, por tani nuk e njoh.

Pankina ime është gjithmonë në rrezik. Kam 33 vite në pankinë dhe në 33 vite nuk ka qenë një moment që nuk ka qenë në rrezik ndaj kjo gjë nuk bën as ngrohtë e as ftohtë.

Mungesa e Matondo dhe Telushit? Do ia dalim disi, kam lojtarë të mirë në mesfushë, do të luajë ndokush tjetër. Të vjen keq kur humb dy lojtarë të të njëjtit rol por vijmë nga një periudhë ku çdo lloj gripi kapte sulmuesit, futbolli është i tillë, çdo lloj epidemie që është, kap vetëm një repart. Është normale.

Tre vite pa fituar ndaj Vllaznisë? Unë besoj pak te statistikat, nëse nuk fiton prej 3 vitesh shpresojmë të jetë hera e parë, shpresoj të jetë kështu’ , ka thënë mes të tjerash trajneri i Partizanit. / Oversport.tv