Colella: Partizani luan për dy trofetë, më pëlqeu paraqitja e skuadrës

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores 3-1 përballë Korabit në Kupë.

“Është një hap shumë pozitiv, pasi fituam 3-1 në transfertë. Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe jam i kënaqur për këtë fitore.

Kupa është një objektiv i Partizanit dhe i kemi mundësitë për të konkurruar deri në fund në të dyja frontet. Nuk kemi pse të sakrifikojmë”, ka thënë Colella. / Oversport.tv