Colella: Partizani nuk është skuadra që vret kampionatin, Rexhepi është portieri titullar

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas disfatës përballë Vllaznisë.

“Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë, e kishte përgatitur shumë mirë. Ne arritëm që në pjesën e dytë të shënonim, por më pas bëmë dy gabime, që për fat të keq ndodhin në futboll. Ndoshta është edhe përgjegjësia ime, që bëra një zëvendësim të gabuar. Gabohet, merren vendime dhe më pas edhe përgjegjësitë. Maguete luajti në një rol jo natyral dhe unë e vura në vështirësi. Kemi humbur, pasi kemi gabuar. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, sigurisht që është një këmbanë alarmi. Nuk jemi akoma një skuadër e fortë. Nuk jemi skuadra që vret kampionatin.

Ndeshja kundër Egnatias ka qenë ndeshja jonë më e keqe. Sot humbëm edhe për meritë të kundërshtarit. Partizani nuk është skuadra që vret kampionatin, do luftojmë për titullin deri në fund.

Përforcime në merkato? Nuk është problem merkatoje, por gabimesh. Një skuadër e fortë, fiton edhe kur nuk luan mirë. Është normale që të mos jesh gjithmonë në maksimumin e formës, por nëse duhet të fitojmë titullin, duhet të fitojmë edhe kur nuk luajmë mirë. Jam dakord që sot nuk ishte dita jonë më e mirë. Golat e pësuar? Rrezikojmë më shumë se të tjerët, por kjo sdo të thotë që sot duhet të pësonim 2 gola. Alban Hoxha pse nuk luan? Rexhepi është portieri titullar. Hoxha nuk ishte protagonist në derbi, bëri një ndeshje të mirë. I pranoj opinionet por në fund jam unë ai që vendos”, ka thënë Colella. / Oversport.tv