Colella: Teuta një kundërshtar i nivelit të lartë, nuk më interesojnë deklaratat e Osmanit

“Abissnet Superiore” rikthehet në Oversport dhe Tibo pas pushimit të kombëtareve për të luajtur javën e 27-të. Partizani do të udhëtojë në një transfertë të vështirë ndaj Teutës dhe në prag të kësaj sfide, trajneri i “demave të kuq” Colella, ka folur për mediat.

“Situata është pak a shumë e mirë, kemi problemet tona të vogla, por në përgjithësi është e mirë. Teuta është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, ndaj sigurisht është një kundërshtar i nivelit të lartë.

Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Për sa i përket skuadrës tonë nga muaji janar kemi gjetur një stabilitet, më shumë ekuilibra.

Matondo sot i është bashkuar skuadrës. Do flas me të, dhe më pas mund t’ju jap një përgjigje. Sigurisht që një lojtar që luan për ekipin përfaqësues ka merita dhe kjo vlerësohet pozitivisht, por më pas ka shumë rëndësi se si sillet me personat. Mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin.

Fatmirësisht dy lojtar ishin në Turqi dhe nuk kanë pasur probleme me linjat ajrore ndërsa një tjetër ishte në Poloni dhe u bashkua një ditë më pas. Nuk kemi probleme fizike për sa iu përket këtyre futbollistëve.

Po bëj profesorin e matematikës, kemi 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, ka kohë. Vazhdoj të mendoj që për garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të ndryshoj mendim.”

Deklarata e Osmanit? “Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët dhe nuk dua ti komentoj. Fatmirësisht jetojmë në një botë ku çdokush jep mendimin e tij, më intereson më shumë të mos flas budallallëqe dhe mos reagoj kur të tjerët flasin.”

Titulli kampion me Partizanin do të ishte arritja më e madhe në karrierën tuaj? “Sigurisht po. Pasi në pak raste në karrierën time si trajner kam pasur mundësi të drejtoj skuadra që kanë pasur kualitet për të fituar kampionate.

Me kohën unë kam pasur fatin të drejtoj një skuadër të fortë si Partizani dhe ndoshta jam përmirësuar pak edhe unë. Unë gjithmonë i arrij pak me vonë gjërat, por kur arrij qëndroj.” – u shpreh Colella. /oversport.tv