Commisso: Interi dhe Juventusi s’i respektojnë rregullat, unë harxhova 350 milion euro

Rocco Commisso nuk ndryshon asnjëherë. Presidenti i Fiorentinës është hedhur edhe një herë në sulm kundër Inter e Juventus. “Ata nuk respektojnë rregullat. Unë kam shpenzuar 170 milionë euro për të blerë Fiorentinën, duke shtuar 80 milionë investim për të mbuluar humbjet e dy viteve të mëparshme.

Jo vetëm kaq, por edhe 87 milionë për infrastrukturën. Në total, 350 milionë euro”, tha ai fillimisht. Më tej, nisi edhe sulmi. “Nuk mund të bëja të njëjtin investim në një tjetër periudhë, por nuk jam si amerikanët e tjerë.

Kam lindur në Itali dhe u riktheva për t’i dhënë vendit dhe futbollit atë që kisha marrë prej tyre. Unë mendoj se Lotito, De Laurentis dhe Percassi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi të gjithë i kanë blerë klubet me pak para.

Uroj që Fiorentina të arrijë të njëjtin nivel. E kam pasur mundësinë që të blija Milanin, por Zoti Li bëri një budallallëk. Ai humbi 500 milionë euro në një vit e gjysmë. Në futboll duhet të respektohen rregullat.

Është e pamundur që Fiorentina të jetë në rregull me bilancin çdo 3 apo gjashtë muaj duke sjellë para në Itali, ndërkohë që klube si Juventus dhe Inter nuk e respektojnë këtë. Ndoshta duke vonuar pagat…

Pse unë duhet të sjell para dhe të tjerët të mos e bëjnë? E di se çfarë ju shkruani në Itali, por rregullat nuk respektohen”, tha Commisso për Rai 2. / oversport.tv