Commisso më i pasuri në Serie A, Forbes publikon emrat e “bosëve”

Revista “Forbes” ka publikuar listën e pronarëve amerikanë të klubeve sportive më të pasur në Botë. Mes presidentëve të Serie A është Commisso ai që ia kalon Friedkin dhe Singer dhe për pak million mungon në 10-en e parë të kësaj renditjeje, ku 8 mes 30 presidentëve zotërojnë një skuadër futbolli.

I pari në këtë listë është Steve Ballmer, pronari i Los Angeles Clippers (NBA), me një pasuri neto prej 96.5 miliard dollarësh. Personi i 9-të më i pasur në Amerikë.

Daniel Gilbert, pronari i Cleveland Cavaliers (NBA), renditet i dyti me një pasuri prej 30.9 miliard dollarësh, ndërsa vendin e tretë e zë Robert Pera, pronari i Memphis Grizzlies (NBA) me 19 miliard dollar.

Pronari i Fiorentinës, Rocco Commisso zë vendin e 11-të në këtë renditje, por është i pari në listën e “pronarëve amerikanë” të skuadrave të Serie A. 8.4 miliard dollarë është pasuria neto e numrit 1 të Fiorentinës, që në renditjen e përgjithshme të më të pasurve në Amerikë, zë vendin e 98-të.

Pronari i Romës, Dan Friedkin, zë vendin e 28-të në renditjen e Forbes, por është presidenti amerikan i dytë më i pasur i Serie A, me një pasuri prej 4.4 miliard dollarësh.

I fundit në klasifikimin e 30 pronarëve më të pasur amerikanë në klube sportive është Paul Singer, themeluesi i fondit Elliot, që zotëron 99.7% të aksioneve të Milanit. Me një pasuri prej 4.3 miliard dollarësh Singer është amerikani i tretë më i pasur që zotëron një klub në Serie A. /Oversport.tv