Commisso: Napoli do të humbasë një ditë, bëjnë mirë t’u ndodhë me ne

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka folur për mikrofonat e televizionit zyrtar të ekipit nga Firenze në prag të sfidës ndaj Napolit.

Ai i thurri elozhe trajnerit Italiano dhe punës që ka bërë këto kohë me ekipin: “Italiano? Trajner i shkëlqyer, ai po bën një punë të shkëlqyeshme. I kërkova që të më tregonte se për çfarë kishte nevojë. Ai pranoi lojtarë që të tjerët nuk do të kishin pranuar. Ai vuri vullnetin e tij në të, duke riorganizuar ekipin, duke riintegruar lojtarë të cilët nuk luajtën një vit më parë si rasti i Callejon.”

Commisso u pyet edhe për përballjen me Napolin që do të transmetohet të dielën në Oversport: “Janë një ekip që duhet ti respektosh. Dua një atmosferë të mirë edhe nëse humbasim, nuk dua të shoh atë që u pa me Atalantën.

Unë dua që skuadra të inkurajohet për të luajtur një lojë të bukur dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e tillë pavarësisht si do të jetë rezultati. Napoli do të humbasë një moment, më mirë nëse ata e bëjnë atë humbje me ne. Unë do të jem në stadium, do të jetë ndeshja ime e fundit para se të kthehem në Amerikë.”

Presidenti nuk harroi të falenderonte edhe tifozët që po e mbështesin këtë sezon: “Dua të falënderoj tifozët, ata janë gjithmonë pranë ekipit. Pa ata nuk është njësoj. Me ndihmën e tyre ne do të shkojmë përpara, shpresoj më mirë. I falënderoj ata që janë gjithmonë pranë ekipit me respektin më të madh “.

Ai në fund u ndal edhe tek situata ekonomike e cila i ka prekur jo pak ekipet e Serie A: “Pandemia na ka prekur të gjithë. Fiorentina kurrë nuk ka rrezikuar të dështojë, kur na duheshin para i vendosëm, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë. Shumë skuadra nuk kishin buxhet dhe kjo nuk është e drejtë.

Kjo gjë duhet kontrolluar. Në fushën e lojës funksionon VAR-i, por ne gjithashtu kemi nevojë për kontrolle financiare brenda klubeve. Për ekipet me probleme nuk ka pasur ndëshkimet e duhura, drejtësia është e njëjtë për të gjithë”. / oversport.tv