Commisso nuk dorëzohet, ka një plan djallëzor për të bindur Vlahovic

Rocco Commisso nuk dorëzohet për Dusan Vlahovic, edhe pse sulmuesi ka refuzuar të rinovojë kontratën aktuale që përfundon më 30 qershor 2023.

TGR RAI Toscana, që ka burime të afërta me presidentin e Fiorentinës, shkruan se Commisso ka një plan të fundit dhe shpreson që në dhjetor të ketë një takim me vetë sulmuesin dhe familjarët e lojtarit.

Arsyeja pse palët nuk kanë gjetur një akord është se agjenti i tij kërkon të drejtën ekskluzive për të negociuar shitjen e ardhshme, si dhe një komision 10 % dhe një tarifë fikse 5 milion euro.

Nëse Vlahovic shitet për 75 milion euro, agjenti do përfitonte 12.5 milion euro nga transferimi. Commisso shpreson që Vlahovic të bindet nga argumentet se menaxheri do të përfitonte më shumë se ai.

Te Fiorentina shpresojnë që sulmuesi serb të ndryshojë mendim, ndryshe do të duhet ta shesë dhe të arkëtojë sa më shumë nga transferimi i Vlahovic. / oversport.tv