Conceiçao: E mundim Interin, duam finalen e Champions League

Në “San Siro” rikthehet një “ish” në krye të Portos. Sergio Conceiçao është gati për të sfiduar të shkuarën e tij. Në fjalën e thënë përpara ndeshjes me Interin, trajneri i Portos ka prezantuar edhe synimet që ka ai dhe ekipi i tij në këtë kompeticion.

“Në Champions nuk fitohet pa pasur cilësi. Mirëpo, gjithmonë krijohen diferencat mes skuadrave që marrin pjesë në kampionatet kryesore të Europës dhe të tjerave. Por, kjo nuk nënkupton se ne nuk kemi shanse për të arritur që të shkojmë deri në finale. Ky mbetet një objektiv për ne, edhe pse e dimë që do të jetë i vështirë”, është shprehur trajneri i Portos.

Sa i përket përballjes me ish-skuadrën e tij, Conceiçao është shprehur me shumë optimizëm.

“Mendoj se kemi mundësi për ta mundur Interin. Ne mundemi dhe duhet të ëndërrojmë se mund t’ia dalim. Por, nuk duhet të harrojmë se kemi shumë lojtarë të dëmtuar dhe kjo na e bën edhe më të vështirë. Mirëpo, kujton përballjet me Chelsean, ku nuk kemi merituar aspak të mundemi për çfarë treguam në fushë dhe më pas Chelsea u bë kampione Europe. Ndoshta Porto, me të gjithë dilemat që ka në formacion për mungesa të shumta, mund të prezantohet në “San Siro” me rreshtimin klasik 4-4-2. /oversport.tv

Foto: FC Porto, Facebook