Conceiçao hyn në histori, i pari në pankinën e Portos që arrin këtë shifër

Fitorja me përmbysje përballë Lazios në Europa League ka bërë që trajneri Sergio Conceiçao të arrijë një rekord historik në krye të skuadrës së Portos.

Ish-lojtari i famshëm bëhet tekniku i parë në historinë e klubit portugez që arrin shifrën e 100-të fitoreve në pankinë në stadiumin “Dragao”.

Conceiçao mori drejtimin e Portos në vitin 2017 dhe qa atëherë ka fituar 2 kampionate dhe një Kupë Portugalie me “dragonjtë”. /Oversport.tv

Foto: FC Porto Twitter