Conceicao: Milani shumë i fortë, mbrojtja do të vendosë fituesin

“Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, vendimtare për kualifikimin në turin tjetër. Përballë kemi një kundërshtar, që është një nga klubet që ka fituar më shumë në botë, por ne do të synojmë fitoren”.

Ashtu si Pioli, edhe Sergio Conceicao e di mirë rëndësinë e sfidës Porto-Milan, pasi të dyja skuadrat luajnë fatin e tyre në Europë, në këtë përballje të dyfishtë.

“Besoj se gjithë skuadra kërkon që të rrisë nivelin e lojës. Ka ardhur koha të tregojmë në fushë, atë që kemi përgatitur gjatë gjithë javës. Rëndësi ka identiteti, mund të fitosh ose jo, por identiteti ka rëndësi”, ka vazhduar tekniku portugez.

Conceicao e njeh shumë mirë Serie A dhe e di mirë që do të ketë përballë një Milan në formë të shkëlqyer: “Është një skuadër shumë e fortë, që mund të fitonte si ndaj Liverpoolit edhe ndaj Atleticos së Madridit.

Nuk mendoj se mungesat, megjithëse të rëndësishme, mund të ndryshojnë dinamikën e lojës. Milani ka lojtarë të rinj shumë të talentuar. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do ta fitojë skuadra që do të mbrojë më mirë”, ka përfunduar Conceicao. /Oversport.tv