Conegliano e pandalshme, mbyll grupet me dominim absolut  

Ka përfunduar pa surpriza sfida e vlefshme në Grupin E, mes Coneglianos dhe Chemik Police. Italianët triumfuan pastër 3-0, duke e mbyllur lehtësisht takimin dhe çështjen e kualifikimit për në fazën tjetër. Me rezultatet 25-19, 25-22 dhe 25-22, skuadra e Coneglianos nuk e vuri asnjëherë në diskutim çështjen e fitores përballë skuadrës polake.

Për italianet ishte triumfi i gjashtë në po kaq takime ndërsa për skuadrën polake kjo ishte humbja e dytë. Skuadra italiane ka bërë një ecuri fantastike këtë edicion në fazën e grupeve duke fituar të gjashtë takimet, pa humbur asnjë set, 18-0.

Conegliano kryeson në grupin E me 18 pikë ndjekur nga Chemik Police me 12. Kjo e fundit është në garë për një vend në fazën pas grupeve, me anë të 3 biletave që ofrohen për 3 vendet e dyta më të mira. /oversport.tv

Foto: Cev.eu