Conor McGregorit i “hanë duart”, bokson DJ e famshëm italian

Conor McGregor nuk di të ndeshet vetëm në ring. Irlandezi gjatë një udhëtimi në Romë ka grushtuar Dj e famshëm italian, Francesco Fachinetti.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fachinetti ka publikuar një foto ku tregon edhe buzën e tij pas grushtit.

Ai më pas bëri edhe disa postime të tjera ku shkruhej: Jemi para një çmendurie. Pa asnjë arsye zotni McGregor më ka sulmuar, para disa dëshmitarëve.”

“Mes shumë mesazheve të bukura që po më vijnë, janë dhe ato, shpifje që mbështesin tezën se nëse dikush ju godet në fytyrë, jeni ju që keni marrë grushtin dhe jeni ai që duhet të dëshmojë se nuk e keni gabim. Çfarë bote e pa besueshme.”

Avokati im ka kërkuar videon e sulmit hotelit. Meqenëse gjithçka ndodhi jo në një dhomë, por në një sallë mbledhjes, nëse ata nuk japin të gjitha videot mbase ka diçka për të fshehur, dhe nuk është vetëm agresioni. Unë kam shumë dëshmitarë që janë të gatshëm të tregojnë çfarë ka ndodhur”. /oversport.tv