Conte: Bentancur dhe Kulusevski s’janë gati, kemi 1% shanse për vendin e 4-t

Tottenhami po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku ka pësuar 3 humbje radhazi. Trajneri Antonio Conte ka analizuar situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij:

“Në janar u larguan katër lojtarë të rëndësishëm, nuk është e lehtë. Erdhën 2 lojtarë të rinj, por edhe nëse merr në konsideratë numrat, në letër në vend që të forcoheshim jemi dobësuar.

Bentancur dhe Kulusevski janë lojtarët idealë për Tottenhamin, që kërkon futbollistë të rinj që ti zhvillojë, nuk janë gati. Kjo është filozofia e klubit”.

Pjesëmarrja në Champions është një nga objektivat e Spurs-ave, por sipas trajnerit është shumë e vështirë që ky objektiv të arrihet:

“Gjithmonë kam thënë se kemi 1% shanse për të fituar kampionatin dhe është e çuditshme sepse aktualisht kemi 1% shanse për të zënë vendin e 4-t.

Niveli i këtij kampionati është shumë i lartë, nuk ka vend për skuadra të tjera në majë. E rëndësishme është që të mos kemi frikë dhe të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë tekniku italian. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Facebook