Conte: Duhet të jemi të duruar, kemi shumë punë për të bërë

Trajneri i ri i Tottenham, Antonio Conte ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp për klubin anglez. Ai doli para kamerave për të komentuar ndeshjen e tij të parë si trajner i Suprsave në Premier League. Tekniku italian tha midis të tjerave se ekipi duhet të punojë fortë për të arritur te trofetë dhe se lojtarët kanë treguar gatishmërinë për të përmirësuar gjërat.

“Kontrata ime prej 18 muajsh nuk është një problem, është një kohëzgjatje e rënë dakord me klubin. Ata i kuptuan sakrificat që duhet të bëjnë për mua. Gjëja më e mirë tani është të përpiqemi të punojmë së bashku dhe ne mund ta bëjmë atë për një kohë të gjatë. Ne e dimë që duhet të kemi durim. Jam i pari që jam i detyruar të kem durim. Skuadra duhet të përmirësojë gjendjen fizike. Ka vullnet për të përmirësuar situatën. Klubi ka vendosur të ndryshojë dhe lojtarët e dinë këtë”.

NDESHJA NDAJ EVERTON- “Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë një ekip i mirë dhe Goodison Park nuk është një stadium i lehtë për të luajtur. Ne duam të tregojmë se duam të përmirësohemi. Duhet të përmirësojmë shumë aspekte nga pikëpamja taktike dhe fizike, por na duhet pak kohë”.

KANE- Ai është një lojtar i rëndësishëm, jo ​​vetëm për Tottenhamin, por edhe për kombëtaren e Anglisë. Megjithatë, ne duhet të punojmë të gjithë për të përmirësuar situatën dhe gjendjen e ekipit. Vullnetin për të bërë mirë e kam vënë re që në ditët e para. Nëse duam të përpiqemi të bëjmë diçka të rëndësishme, duhet të qëndrojmë të bashkuar, të fokusuar dhe të tregojmë se duam të përmirësojmë gjërat”. /oversport.tv