Conte harron Lukakun, kërkon nga drejtuesit e klubit talentin e RB Leipzig

Vitin e kaluar ishin ata të dy yjet e Interit, prandaj në media gjithmonë flitet se Antonio Conte synon që të bashkohet sërish me Romelu Lukakun. Sulmuesi belg po kalon një moment të errët te Chelsea dhe një bashkëpunim i ri me teknikun, tashmë te Tottenham mund ta rilindë.

Por sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, tekniku italian duket se e ka harruar gjigandin belg, pasi për sezonin e ardhshëm u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ti përforcojnë sulmin me Christopher Nkunku.

Sulmuesi francez që po shkëlqen me fanellën e RB Leipzig në Bundesligë, ku ka shënuar 18 gola në 32 ndeshje vlerësohet dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha të kontinentit. / Oversport.tv