Conte i përgjigjet Klopp: Është një mësim se nuk duhet të flasim kurrë për kundërshtarin

Antonio Conte i është përgjigjur në distancë faljes që Jurgen Klopp i kërkoi pas fjalëve që tha në përfundimin e ndeshjes Liverpool-Tottenham. Tekniku gjerman tha se nuk i pëlqen futbolli i Contes, mbrohen shumë dhe prandaj janë në vendin e pestë.

Ndërsa pasi Klopp kërkoi ndjesë, Conte tha: “Kam shumë respekt për Jurgen Klopp dhe e di që më respekton shumë. Megjithatë, është e rëndësishme që ai të përqëndrohet te skuadra e tij, te problemet që ka dhe si të bëjë më mirë.

Kjo është një mundësi për mua dhe për të gjithë trajnerët që të mësojmë se gjatë një ndeshjeje nuk duhet të flasim kurrë për kundërshtarin. Jurgen është një njeri shumë inteligjent”, shtoi më pas Conte gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Arsenal.

“Ai ishte pak i frustruar pas ndeshjes, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që çdo lojtar të mësojë të qëndrojë i fokusuar te ekipi i tij dhe jo te kundërshtari”, përfundoi Conte, që të enjten do të ketë një përballje direkte me Arsenalin për një vend në Champions League. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter