Conte kap Allegrin, fiton “Pankinën e Artë” me një votë më shumë se Pioli

Antonio Conte ka fituar për të katërtën herë “Pankinën e Artë”, duke barazuar rekordmenin Massimiliano Allegri, i cili për herë të parë e mori këtë çmim në vitin 2009 kur drejtonte Cagliarin dhe tre herë të tjera me Juventusin.

Trajneri italian fitoi titullin kampion me Interin sezonin e shkuar dhe kolegët e tij në Itali e kanë votuar si trajnerin më të mirë.

Conte triumfoi me një diferencë të vogël me Stefano Piolin, pasi mori 20 vota kundrej 19 të trajnerit të Milanit që kryeson Serie A këtë sezon dhe vjet u rendit i dyti.

De sezonet e fundit “Pankinën e Artë” e kishte fituar trajneri i skuadrës së Atalanta, Gian Piero Gasperini. / oversport.tv

Foto: Inter, Facebook