Pierluigi Gollini nuk mjafton, prandaj trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka kërkuar blerjen e një portieri tjetër për të zëvendësuar Hugo Lloris në fund të sezonit.
Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, trajneri italian i “Spurs-ave” ka treguar interes për mbrojtësin ekstrem të Evertonit, Jordan Pickford, që sipas shtypit britanik është kandidati numër një për të zëvendësuar 35-vjeçarin francez, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.
Portieri i kombëtares angleze, nën-kampion europe, vlerësohet mbi 25 milion paund nga klubi i tij dhe Tottenham është i gatshëm që të paguajë këtë shumë që të zëvendësoje Lloris, që ka mbrojtur portën për thuajse se një dekadë. / Oversport.tv