Antonio Conte, ish-trajneri i Interit që doli kampion sezonin e shkuar, ka folur për Sky Sport Italia pas duelit që Chelsea luajti kundër Juventusit. Italiani ka një mesazh për londinezët dhe lidhet me sulmuesin e tyre kryesor, Romelu Lukaku.
Fillimisht Conte flet për mundësinë e përmirësimit të lojtarit belg: “Mendoj se Lukaku mund të bëjë akoma më shumë, mbi të gjitha me teknikën e tij. Ai është në një nivel shumë të lartë, por një lojtar duhet të vazhdojë të përmirësohet deri në ditën kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur”.
Më tej trajneri Italian shton: “Gjatë një ndeshjeje ka momente që Lukaku duhet të ‘aktivizohet’, por përveç kësaj ai është një nga lojtarët më të vështirë me të cilin mund të përballesh. Ai mund të të bëjë dëm në çdo cep të fushës.
Nëse keni një qendërsulmues të tillë, atëherë duhet ta përdorni atë. Chelsea ende nuk e ka kuptuar se si ta përdorë atë. Sezonin e kaluar ata nuk kishin sulmuesi e duhur, kështu që ata u ndryshuan lojtarëve pozicionet.
Romelu është një pikë referimi e vërtetë në sulm. Nëse ata kuptojnë si ta përdorin Lukakun, atëherë mund të bëhen skuadra për t’u mposhtur në Champions League”. Lukaku kaloi këtë verë nga Interi te Chelsea për 115 milion euro dhe në Premier League ka realizuar 3 gola në 5 ndeshje deri më tani. /oversport.tv