Antonio Conte ka folur për Tottenhamin, për sfidën e tij të re, duke theksuar rënien e skuadrës londineze në këto 2 vite, nga finalja e Champions League deri tek humbja përballë Muras në Conference League.
Ish-trajneri i Interit duhet të bëjë pa ndihmën e Romeros për disa muaj, por ka theksuar se koncepti bazë pas ardhjes së tij është që të gjithë duhet të kuptojnë se ku ndodhen dhe duhet të japin maksimumin që të ringjiten në nivelet e mëparshme.
“Kjo është një sfidë e madhe për mua…më e madhja. Po flas për vështirësitë që po kalojmë. E dimë që në këto momente niveli i skuadrës është mesatar, e dimë të gjithë. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Kjo nuk duhet të shërbejë si alibi apo justifikim. Duhet të dalim nga kjo situatë dhe të përmirësohemi.
Situata nuk është e lehtë, kur e di se janë të paktën 4 klube më lart se ty. Jam mësuar që të luftoj për të fituar diçka. Klubi vitet e fundit ka rënë. Nëse e krahasoj me kohën kur isha te Chelsea, ishte shumë, shumë më konkurrues”, ka thënë trajneri i Tottenhamit. /Oversport.tv