Conte: Një fitore e madhe, u shpërblye puna e bërë gjatë këtyre muajve

Antonio Conte nuk e fsheh gëzimin pas fitores që Tottenhami i tij arriti në transfertë përballë Aston Villas:

“Jam i lumtur që pashë sjelljen e duhur në çdo situatë, sepse pjesa e parë ishte shumë e vështirë. Aston Villa krijoi shumë presion, prandaj ne duhet të ishim shumë solidë.

Në pjesën e dytë, kur kishim zotërimin e topit, krijuam raste të ndryshme shënimi dhe arritëm të shënojmë 4 gola. Jemi në një moment të mirë. Puna e bërë në këto muaj ka qenë e rëndësishme.

Kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme. Arritëm një fitore të madhe në një fushë të vështirë”, ka thënë mes të tjerash Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter