Conte: Nuk dua asnjëherë që të humbas, por duhet të jem realist me tifozët

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, ka folur në një konferencë për shtyp për ambiciet e tij: “Ata që më njohin e dinë se nuk dua asnjëherë që të humbas. Për mua është shumë e vështirë që të pranoj humbjen.

Për këtë arsye çdo ditë i kërkoj vetes impenjim maksimal dhe mundohem që të transferoj këtë mentalitet edhe tek lojtarët e mirë, sepse nuk dua që të humbas. Por besoj se kjo është një nga pikat e mia të forta.

Në këtë moment është shumë e vështirë për mua që të bëj premtime për tifozët tanë, sepse më pëlqen që të them të vërtetën dhe të jem realist, por kjo s’do të thotë se nuk jam optimist.

Mendoj gjithmonë pozitivisht dhe kur firmosa për Tottenhamin isha shumë optimist. E njoh situatën në Angli dhe e di mirë se duhet të luftojmë kundër skuadrave të një niveli shumë të lartë”, ka thënë tekniku italian i “gjelave”. / Oversport.tv