Conte nuk po rinovon, Tottenham mendon ta zëvendësojë me një kampion europe

Kontrata e Antonio Contes me Tottenhamin skadon në fundin e këtij sezoni dhe palët ende nuk kanë vendosur për rinovimin e saj. Për këtë arsye, në Londër kanë filluar të mendojnë për opsionet e reja në rast se tekniku italian nuk vazhdon aventurën e tij me Tottenhamin.

Vendin e tij mund ta marrë ish-trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel i cili shihet si trajneri i duhur për stolin e Tottenham. Sipas asaj që raporton London Evening Standard, drejtuesit e Tottenham kanë në listën e tyre disa trajner, ku gjermani është në krye.

Megjithatë, Tuchel është vetëm një opsion në rast se nuk rinovon Antonio Conte. Drejtuesit e klubit kanë si prioritet që të vazhdojnë në krye të ekipit me teknikun italian, por nuk përjashtohet mundësia që ai mos të rinovojë. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook