Conte: Presidenti është i kënaqur me punën time, nuk doja të dorëhiqesha

Pas takimit me presidentin Daniel Levy, duket se Antonio Conte është qetësuar dhe nuk mendon njësoj si pas humbjes përballë Burnley ku bëri një deklaratë të fortë, që vinte në dyshim të ardhmen e tij në Londër.

“Nuk jam mësuar që të humbas kështu. Dorëheqje? Mendoj se tani zgjidhja është që të vazhdoj të punoj shumë që tu jap kënaqësi tifozëve tanë. Të punojmë me skuadrën aktuale që të gjejmë zgjidhje.

Fola me presidentin dhe ai e di se unë jam këtu për të ndihmuar klubin në çdo moment. Do ta bëj këtë gjë deri në fund. Ky është realiteti dhe ai e di që po punojmë shumë. Vlerëson shumë punën tonë, të të gjithë stafit.

Klubi e njeh situatën tonë dhe ka konfirmuar se është shumë i kënaqur me punën time. Jam perfeksionist dhe e di që puna ime do të sjellë përmirësime në të ardhmen, por në të njëjtën kohë dua që të arrij rezultatet sa më shpejt”, ka thënë Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter