Conte te Newcastle? Reagimi: Paratë jo kryesoret, jam mësuar me ekipe jo favorite

Në një intervistë të dhënë për ‘La Gazzetta dello Sport’, Antonio Conte ka folur për të ardhmen e tij dhe zërat që e lidhin me një kalim në Premier League tek Neëcastle United.

“Në përgjithësi më pëlqejnë sfidat dhe kam pranuar shumë gjatë karrierës time. Jam duke parë për një projekt dhe jam gati të qëndroj në shtëpi nëse projekti nuk do më bind. Duhet diçka që unë ta bëj me vizionin, ndershmërinë dhe parimet e mia,” tha Conte për gazetën.

“Edhe klubet më të rëndësishme që kam trajnuar nuk ishin kurrë favoritë kur unë mbërrita”, shton ish-trajneri i Inter. “Sidoqoftë, nëse do ketë diçka që nuk do më bindë, preferoj mos ta pranoj pavarësisht parave”.

Sa i përket mendimit për të trajnuar Nescastle United pasi e morën pronarët e rinj, në Itali shkruajnë 52 vjeçari nuk preferon të marrë ndonjë klub në mes të sezonit.

Conte më herët refuzoi një ofertë nga Tottenham këtë verë dhe shpjegoi se nuk ishte çështje parash, por nuk ishte i bindur nga projekti i paraqitur nga drejtuesit.

Ai është momentalisht pa punë pas eksperiencës së suksesshme në Itali me Interin, ku fitoi dhe titullin kampion pas 9 vitesh dominim nga Juventus. Antonio ka fituar 8 trofe në karrierën e tij si trajner dhe pikën kulmore të suksesit e arriti me bardhezinjtë, me 3 tituj kampion radhazi në Serie A. / oversport.tv