Conte: Tmerr ajo që pamë në verë, Eriksen lojtar dhe njeri i madh

Tottenham përballet të shtunën me Brentford dhe Antonio Conte do të ketë si kundërshtar mesfushorin Christian Eriksen, të cilin e pati nën urdhra vjet tek Interi dhe u shpallën kampionë së bashku.

Danezi ndërkohë në EURO 2020 pësoi një atak në zemër dhe ia doli të mbijetonte, pas ndihmës së parë dhe ndërhyrjes së mjekësve në kohë. Në Itali e kishte të pamundur të luante prej rregullave dhe Brentford i besoi pasi doli lojtar i lirë dhe Eriksen tani po ia shpërblen me paraqitjet e tij.

Në lidhje me të është pyetur edhe Conte në konferencën e zakonshme për mediat: “Së pari jam shumë i lumtur që e shoh në fushë, pasi ajo që pamë në TV në qershor ishte e tmerrshme. Sapo mbërriti në Angli munda ta takoj. Kemi vuajtur shumë për të dhe familjen e tij.

Kam biseduar me Christian dhe realisht nuk kemi përballë vetëm një lojtar të madh, por edhe një njeri të madh të cilit i uroj së bashku me familjen më të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Do jetë një kënaqësi ta sfidojmë dhe në të njëjtën kohë do të jetë e pabesueshme, pasi jo shumë herë kthehesh të luash futboll pas asaj që i ka ndodhur. Duke e parë të luaj futboll lumturohem, pasi e di që futbolli është jeta”. / oversport.tv

Foto: Screenshot, Spurs TV