Conti bën për vete Sampdorian në pak ditë, rinovon deri në vitin 2025

Andrea Conti dhe Sampdoria do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi gjenovez që përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së lojtarit.

“Për kënaqësinë e të gjithëve, mbrojtësi Andrea Conti, që në 3 ndeshje ka shënuar 2 gola me fanellën tonë, do të jetë pjesë e klubit deri në 30 qershor të vitit 2025”, shkruhej në njoftim.

Pas një aventure jo të mirë tek Milani, Conti është paraqitur shumë mirë me skuadrën e Sampdorias. / Oversport.tv