Coronavirus nuk lë rehat Gjermaninë, 2 lojtarë të Bayernit pozitiv me Covid 19

Covid 19 duket se nuk do të lërë të qetë botën e futbollit edhe këtë sezon. Dy lojtarët e Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer dhe Leon Goretzka, të grumbulluar me kombëtaren gjermane për ndeshjet e radhës në Nations League, kanë rezultuar pozitiv pas një tamponi të kryer.

Të dy lojtarët janë izoluar menjëherë nga shokët e tyre dhe do të largohen së shpejti nga grumbullimi i skuadrës kombëtare. Në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle të tjera tek lojtarët e Gjermanisë.

Në vend të kapitenit të kombëtares është grumbulluar Oliver Baumann, mbrojtësi ekstrem i Hoffenheim, ndërsa për mesfushorin nuk ka akoma një zëvendësues.

Gjermani do të luajë kundër Hungarisë dhe Anglisë në Nations League, ku renditet e dyta në grup në kuotën e 6 pikëve pas 4 ndeshjeve të luajtura. / Oversport.tv

Foto: DFB-Team Twitter