Correa di të shënojë vetëm dygolësha, argjentinasi vendos rekord në Serie A

Interi ka mposhtur 2-0 Udinesen falë një dygolëshi të shënuar nga Joaquín Correa. Sulmuesi argjentinas i ka dhënë fitoren skuadrës zikaltër me golat e tij dhe në të njëjtën kohë shënon edhe një rekord të ri në Serie A.

Correa ka realizuar një dygolësh në të katërta ndeshjet e fundit që ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin  italian. Asnjë lojtar tjetër nuk ka realizuar më shumë dygolësha se ai në Serie A që nga prilli i vitit të kaluar (edhe Vlahovic ka shënuar 4 dopieta).

Argjentinasi ka shënuar nga 2 gola në portën e Udineses dhe Veronës këtë sezon me fanellën e Interit, si dhe nga 2 gola në portën e Genoas dhe Milanit sezonin e kaluar me fanellën e Lazios. / Oversport.tv