Correa ndalet sërish, sulmuesi zikaltër në dyshim serioz për finalen e Champions League

Interi duhet të bëjë pa ndihmën e Joaquin Correas, që u dëmtua në finalen e Kupës së Italisë që zikaltërit fituan përballë Fiorentinës.

Sulmuesi argjentinas kreu vizitat mjekësore të specializuara që evidentuan një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Correa do të mungojë në 2 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe është në dyshim serioz për finalen e Champions League kundër Manchester City që do të luhet në 10 qershor.

Correa mungoi në 14 ndeshje sezonin e kaluar për shkak të dëmtimeve, ndërsa këtë vit ka bërë akoma më keq, duke realizuar vetëm 4 gola në takimet që ka luajtur këtë sezon. / Oversport.tv