Andrea Costa, zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali ka folur në lidhje me kapacitetet e stadiumeve për radio “Punto Nuovo”:
“Nuk kemi mundësi që të kthejmë kapacitetin maksimal të stadiumeve për sfidën Napoli-Milan, por kam besim se në 24 mars, kur të luajë skuadra kombëtare, stadiumet do të jenë në kapacitetin 100%.
Situata po përmirësohet dhe duhet edhe një sinjal nga qytetarët, që duhet të vazhdojnë të bëjnë dozën e tretë të vaksinës. Sfida Napoli-Fiorentina me stadiumin plot? Besoj se është një objektiv mëse i arritshëm”, ka thënë Costa. / Oversport.tv