Costa: Në pranverë stadiumet plot, në shkurt 50% e kapacitetit

“Nga 6 shkurti stadiumet në kapacitetin 50%? Objektivi është që të kthehemi në kapacitetin 100%, sepse do të tregonte se do të kishim arritur në një pikë, ku mund të bashkëjetonim me virusin.

Unë mendoj që nëse flasim për muajin shkurt, duke marrë në konsideratë që mungojnë edhe 20 ditë dhe bëhen rreth 500 mijë vaksina në ditë, që do të thotë se rreth 37 milion njerëz kanë bërë dozën e tretë të vaksinës, atëherë besoj se ky objektiv mund të arrihet”, ka thënë zëvendës-sekretari i shëndetit, Andrea Costa.

“Kapaciteti i plotë i stadiumeve në pranverë? Qytetarët italianë po vaksinohen dhe ky është një lajm i mirë. Objektivi është që të bashkëjetojmë me virusin dhe nëse të dhënat vazhdojnë të përmirësohen, besoj se në pranverë mund të rikthehet kapaciteti 100% në stadiume.

Sigurisht që duhet të shohim të dhënat. Kjo pandemi na ka mësuar se skenarët ndryshojnë shpesh, por jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që shumë shpejt të gjitha aktivitetet të kryhen në impiante të mbushura plot”, ka përfunduar Costa. / Oversport.tv