Costa: Pa maska në stadium? Ndeshja e radhës pa tifozë

I ftuar në emisionin “Un Giorno da Pecora” në Rai Radio1, zëvendës-sekretari i Shëndetit, Andrea Costa ka folur në lidhje me sjelljen që duhet të kenë tifozët brenda stadiumeve të Serie A:

“Në stadium është tashmë e parashikuar që duhet të përdoret maska mbrojtëse dhe është e papranueshme që të shohësh tifozët pa maskë. Unë në këtë pikë do të isha akoma më shumë drastik”.

Costa ka vazhduar duke shpjeguar se cilat mund të jenë pasojat e kësaj sjelljeje: “Nëse do të vazhdojmë që të shohim tifozë në stadium që nuk mbajnë maska atëherë do të duhet që të luajmë ndeshjen pasardhëse me dyer të mbyllura. Do të isha për këtë vendim, nëse rregullat nuk respektohen”, ka përfunduar zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë. /Oversport.tv