Costa: Pasi të kalojë piku, do të rishohim kapacitetet e stadiumeve

“Në lidhje me stadiumet kishte një marrje përgjegjësie nga ana e Ligës së Futbollit pas takimit që kishte me kryeministrin Draghi. Aty lindi edhe ideja që kapaciteti maksimal i stadiumeve të jetë 5 mijë tifozë për dy javët e ardhshme të Serie A, duke nisur që nga 16 janari. Jam dakord me këtë zgjidhje”, ka thënë zëvendës-sekretari i shëndetit, Andrea Costa.

“Kjo gjë na lejon që të limitojmë mbledhjen e njerëzve. Mos të harrojmë se kapaciteti 50% do të thoshte 40 mijë njerëz në “San Siro” apo në “Olimpico” të Romës. Numra të lartë përballë Omicron, që po tregon se është më ngjitës.

Pas 2 javësh do të vlerësojmë të gjithë panoramën dhe të shpresojmë që gjatë janarit të kalojmë pikun e infektimeve dhe të futemi në një fazë më të menaxhueshme”, ka thënë zyrtari i ministrisë së shëndetësisë. /Oversport.tv