Costacurta: Anjë ekip në Serie A nuk është perfekt, kampionat i ekuilibruar

Legjenda e futbollit Alessandro Costacurta u ndal në një intervistë për Corriere dello Sport ku komentoi edhe mbi Serie A. Ai u ndal kryesisht te lufta për titullin kampion, ku për të është një garë shumë e ekuilibruar.

Për të asnjë ekip nuk i afrohet perfektes në Serie A çka asgjë nuk duhet të merret si e mirqënë. Gjithashtu në fund ai tregoi edhe arsyen përse ekipet italiane nuk shkojnë dot larg në Europë.

“Scudetto? Janë të gjitha skuadra jo perfekte, ka shumë ekuilubër. Le të themi se në Serie A asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Milan, Inter, Napoli, asnjë nuk është skuadër perfektë.

Këtu Milani nuk mposht dot Bolognan, Napoli ka vështirësi përballë Udineses, ndërsa Interi humbet në shtëpi nga Sassuolo. Praktikisht ekipe jo perfektë. Kjo do të thotë se ata kurrë nuk do të shkojnë shumë larg në Europë”. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook