Costacurta: Milani ekip solid, Ibrahimovic nuk është më një lojtar vendimtar

Ish-lojtari i Milanit, Alessandro Costacurta ka dhënë një intervistë për “Il Mattino” ku ka folur mbi sezonin që kuqezinjtë po kalojnë, Sandro Tonali dhe Ibrahimovic. Ai u shpreh se Milani është një ekip solid dhe bëri gjithashtu një listë me lojtarët e pazëvendësueshëm.

“Tonali është simboli i këtij Milani, por në përgjithësi është një ekip shumë solid. Në listën e lojtarëve të pazëvendësueshëm do të vija Theo Hernandez dhe Brahim Diaz. Pa ata, Milani ka bërë performanca të dobëta”.

IBRAHIMOVIC- “Ibrahimovic nuk është më një njeri vendimtar. Ai e ndihmoi grupin që të rritet, por tani ata duket se janë në gjendje të ecin dhe të vrapojnë edhe pa të. Ibra sigurisht që i bën ata që luajnë rreth tij të paraqiten më mirë. Megjithatë, momentalisht ka lojtarë me vendimtar se ai te Milani”. /oversport.tv