Costacurta: Milani fitoi edhe pse u penalizua shumë nga arbitrat

Për suksesin e Milanit këtë sezon ka folur edhe legjenda kuqezi Alessandro Costacurta. Ai dha një intervistë të gjatë për Corriere della Sera ku tregoi se Milani e meritoi titullin, ndërsa nuk e kurseu një batutë edhe për vendimet arbitrare ndaj kuqezinjve.

“E meritoi Milani titullin? Sigurisht që po. Në rrugëtimin e këtij sezoni, doli se ishte më shumë skuadër se kushdo tjetër. Në momentet ku kishte ulje, diçka që është fiziologjike në një sezon, ka arritur të përgjigjet pavarësisht kualitetit më të ulët në raport me konkurrentët.

Dha gjithçka në këtë sezon edhe pse ishte më i penalizuari nga arbitrat. Mbrëmjen ku fitoi ndaj Lazios në Romë thash se ky është një vit i mirë. Lojtarët po vinin nga një javë e çmendur, të zhgënjyer edhe nga humbja në derbi ndaj Interit në Kupën e Italisë. E megjithatë zhvilluan një ndeshje të madhe”.

“Derbi në 5 shkurt ishte guri i themelit? Atë sukses e konsideroj të rëndësishëm. Gjëja pozitive e asaj nate ishte fakti që ndali Interin, por loja në atë ndeshje nuk më pëlqeu. Milani u dominua nga zikaltrit, përpara dygolëshit të Giroud, që për më tepër realizoi edhe një dygolësh në Reggio Emilia. Për mua qëndron më shumë një lojtar për dhomat e zhveshjes se sa një bomber”. /oversport.tv