Courtois: Jemi në formë, do bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen

Thibaut Courtois ka folur për mediat në prag të ndeshjes së vajtjes së çerekfinaleve të Champions League, që Reali i Madridit do të luajë nesër në “Stamford Bridge” përballë Chelsea.

“Ndeshja e vitit të kaluar ishte ndryshe. Luheshin gjysmëfinalet dhe nuk kishte tifozë në stadium. Ky është një sezon i ri, një ndeshje e re dhe kjo është vetëm ndeshja e vajtjes. Ne jemi në formë dhe mezi po presim që të zbresim në fushën e lojës. Do të japim maksimumin që të fitojmë”, ka thënë portieri belg i madrilenëve.

“Jam në formën time më të mirë. Shpresoj të vazhdoj të ndihmoj skuadrën duke bërë pritje të rëndësishme. Shpresojmë që të marrim një rezultat të mirë në Londër. Jemi besimplotë dhe shpresojmë që ta tregojmë forcën tonë në fushën e blertë”, ka shtuar Courtois.

E kaluara te Chelsea- “Kam kaluar 4 vite aty dhe kam vetëm kujtime të mira. Kam fituar 2 herë kampionatin dhe 2 kupa kombëtare. Largimi nuk është një kujtim i bukur, por kështu janë gjithmonë lamtumirat. Tani jam lojtar i Realit të Madridit dhe dua që të fitoj këtë ndeshje, që të mund të shkojmë në gjysmëfinale. Kjo është më e rëndësishmja”.

Mungesa e Ancelottit-“Ne e dimë se si është ai dhe si do që të jemi ne. Ai ka një skuadër të madhe trajnerësh pas tij dhe ka marrë disa herë pjesë në analiza përmes video konferencës. Stafi bëri një punë shumë të mirë në Vigo në fundjavë”. / Oversport.tv

Foto: realmadrid.com