Courtois kundër finales së vogël: Nuk e kuptoj se përse e luajmë këtë ndeshje

“Tani duhet të përqëndrohemi tek sfida e së dielës kundër Italisë. Por, sinqerisht, nuk e kuptoj se përse shërben kjo ndeshje”, këto janë fjalët e Thibaut Courtois, pas humbjes së Belgjikës së tij përballë Francës në gjysmëfinalen e Nations League.

Portieri i “djajve të kuq” ka shtuar në lidhje për finalen e vogël që skuadra e tij do të luajë kundër Italisë, për vendin e tretë të këtij turneu: “Të renditesh i treti në Nations League nuk shërben për asgjë.

Nuk e kuptoj se përse e luajmë këtë ndeshje. Për ne do të jetë si një miqësore”, ka përfunduar portieri belg.

Të dielën do të luhet Itali-Belgjikë, sfidë që do të përcaktojë vendin e tretë të Nations League, ndërsa Spanja do të presë Francën në finalen e madhe të këtij kompeticioni. / Oversport.tv