Coutinho i prish festën në debutim Manchester United, Wolves super

Manchester United nuk ia ka dalë të fitojë kundër Aston Villa, edhe pse shënoi dy herë e para. Ky duel përfundoi në barazim 2-2 dhe pati protagonist Philippe Coutinho, ish-lojtarin e Liverpool.

Takimi nisi mirë për United, që realizoi me Bruno Fernandes, i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Martinez. “Djajtë e kuq” lëshuan terren, por ishin të rrezikshëm dhe e shënuan edhe golin e dytë.

Coutinhi ishte ai që ndryshoi fatet e kësaj ndeshjeje, pasi u aktivizua në minutën e 68-të. Braziliani asistoi për golin e Ramsey dhe në minutën e 82-të shënoi edhe golin që shmangu humbjen e skuadrës së tij.

NDESHJET E TJERA – Wolves vijon me ecurinë pozitive dhe sot mori fitoren e tretë në katër ndeshje, pasi mposhti skuadrën e Southampton me rezultatin 3-1. Jimenez e zhbllokoi sfidën, ndërsa Coades dyfishoi.

Ward-Prowse me një goditje dënimi e hapi ndeshjen sërish, por Adama Traore realizoi golin që i vuri kapak ndeshjes. Fitore edhe për Norwich, e treta këtë sezon, kundër Everton me rezultatin 2-1. “Kanarinat” ngjiten në vendin e tretë nga fundi për momentin dhe mundohen të dalin nga zona e ftohtë.

Në barazim 1-1 është mbyllur Neëcastle-Watford. Qymyrxhinjtë si zakonisht kanë shënuar të parët, këtë herë me Saint-Maximin, por në fund Joao Pedro u hoqi dy pikë shumë të vlefshme me golin e shënuar.

PREMIER LEAGUE – JAVA 22

Newcastle-Watford 1-1
Shënues:
Saint-Maximin 49’ / Pedro 88’

Norwich-Everton 2-1
Shënues:
Keane (aut.) 16’, Idah 18’ / Richarlison 60’

Wolves-Southampton 3-1
Shënues:
Jimenez (pen.) 37’, Coades 59’, Traore 90+1’ / Ward-Prowse 84’

Aston Villa-Manchester United 2-2
Shënues:
Ramsey 77’, Coutinho 82’ / Fernandes 6’, 67’

/ oversport.tv