Covid 19 nuk kursen as trajnerët, del pozitiv “timonieri” i Newcastle

Newcastle nuk do të ketë në stol trajnerin Eddie Howe në ndeshjen kundër Brentford në “St James Park”, pasi në testin e sotëm për COVID-19 ai rezultoi pozitiv.

Kështu ai është izoluar në shtëpi dhe në vend të tij në stol do të jenë në drejtim Jason Tindall dhe Graeme Jones. Eddie është mërzitur për këtë mungesë.

“Jam shumë i zhgënjyer, doja të isha atje me ju në St James Park nesër, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndjek udhëzimet dhe të izolohem. Dua t’ju siguroj të gjithë se ndihem mirë.

Kam qenë dhe do jem në komunikim të vazhdueshëm me stafin tim dhe lojtarët, si nesër ashtu edhe gjatë javës, dhe e di që do japin gjithçka brenda dhe jashtë fushës në ndeshjen e rëndësishme kundër Brentford”, shprehet trajneri i Newcastle. / oversport.tv