Covid-19 zbarkon edhe te Barcelona, infektohen dy mbrojtës

Covid-19 zbarkon edhe te Barcelona. Dy futbollistë janë infektuar së fundmi dhe klubi katalanas ka dalë edhe me komunikatë zyrtare.

Barcelona bën me dije se ata që kanë dalë pozitivë janë Clement Lenglet dhe afrimi i parë, Dani Alves.

Ata janë izoluar dhe pritet që të rikthehen në stërvitje pasi të dalin negativë në testin e radhës për Covid-19. /oversport.tv