Tashmë është zyrtare, Sebastian Vettel do të mungojë edhe në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Piloti gjerman i Aston Martin rezultoi pozitiv përpara garës hapëse të këtij sezoni në Bahrein dhe ende nuk është rikuperuar.
Ai do të zëvendësohet nga një tjetër pilot gjerman, Nico Hulkenberg. Ky i fundit e zëvendësoi atë edhe në garën e kaluar, duke përfunduar në vendin e 17, i fundit duke marrë parasysh që tre makina të tjera u tërhoqën nga gara.
Kështu, katër herë kampioni i botës duhet të presë ende për të pilotuar me makinën e re në një garë zyrtare. Për sa i përket Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 18:00, ndërsa gara do të zhvillohet një ditë më vonë në orën 19:00. /oversport.tv
Foto: Aston Martin Aramco Cognizant, Facebook