Covid nuk fal, edhe Eros Grezda rezulton pozitiv

Eros Grezda ka rezultuar pozitiv ndaj covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë lojtari që ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram.

Ai ka treguar gjithashtu në fotografi edhe se sa ditë ka pozitiv. Brenda imazhit ai ka shkruar “ dita gjashtë”.

Pas aventurës me Rangers, Grezda u transferua tek Osijek në Kroaci. Ndërkohë, aktualisht, ai aktivizohet me ekipin hungarez, Zalaegerszegi ku ka shënuar edhe një gol. /oversport.tv