CR7 e Lewandowski në Botëror, Portugalinë e merr për dore Bruno Fernandes

Portugalia dhe Poloninë ka siguruar kualifikimin në Botërorin Katar 2022, ndërsa Uellsi pret të mësojë pas përballjes Skoci-Ukrainë finalistin e play-off.

Portugezët zgjuan nga gjumi Maqedoninë e Veriut, që kishin eliminuar Italisë, dhe fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke bërë që Ronaldo & Co. të jenë në Botëror.

Vendimtar ishte Bruno Fernandes, i cili shënoi nga një gol për pjesë dhe u bë heroi i Portugalisë, që biletën për “Katër 2022” duhet ta kishte marrë që në grupe.

Polonia ndërkohë la jashtë Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, pasi e mposhti 2-0. Lewandowski me penallti e zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas Zielinski i dha fund ndeshjes mes golin e dytë.

KUALIFIKUESET E “KATAR 2022”, faza play-off 

Poloni-Suedi 2-0
Shënues:
Lewandowski (pen.) 49’, Zielinski 73’

Portugali-Maqedoni e Veriut 2-0
Shënues:
Fernandes 32’, 65’

Foto: Portugal, Twitter