CR7 s’mjafton për United, Young Boys i përmbys në shtesë! Çmenduri në Sevilla-Salzburg

Champions League nis me surpriza, kartonë të kuq dhe shumë penallti. Manchester United është mposhtur nga Young Boys në Zvicër, me rezultatin 1-2, që normalisht është një suprizë e madhe

Cristiano Ronaldo shënoi sërish, pas një asisti perfekt të dhënë nga Bruno Fernandes. Portugezi nuk gaboi brenda zone. Për United gjërat u komplikuan pas minutës së 35-të, pasi Ëan-Bissaka u ndëskua me karton të kuq.

Në fillim të pjesës së dytë Ngamaleu arriti të barazonte shifrat për Young Boys. CR7 më vonë pretendoi për një penallti, por arbitri nuk ishte i të njëjtit mendim. Në minutat shtesë Siebatcheu befasoi “Djajtë e kuq” me golin e fitore.

Në Spanjë Sevilla shpëtoi mirë pa u mundur nga RB Salzburg, pasi barazoi 1-1. Austriakët fituan tre penallti në pjesën e parë, me Sucic që një herë shënoi e një herë gaboi, sikurse kishte bërë më parë Adeyemi. Spanjollët golin e barazimit e realizoi me 11-metërsh, me anë të Ivan Rakitic. /oversport.tv