Cremonese merr pikën e parë në Serie A, sfida ndaj Sassuolon mbyllet në paqe

Cremonese merr pikën e parë në kampionatin italian. Skuadra e teknikut Alvini, pas katër humbjeve radhazi në Serie A, ka arritur të ndalë në një barazim pa gola Sassuolon në stadiumin “Zini”.

Vendasit kanë arritur të shënojnë një gol me Dessers, por goli i sulmuesit belg është anuluar për pozicion jashtë loje.

Ka qenë një ndeshje e luftuar, ku nuk kanë munguar edhe rastet e pastra për shënim, por në fund takimi është mbyllur me porta të paprekura dhe të dyja skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Sassuolon. / Oversport.tv